«Golden Gate Bridge» pagëzohet me emrin e «Free-Tibet-Bridge»
Pasi ikjes së flakës olimpike nga Londra dhe Parisi pritet që edhe gjatë ceremonisë në San Francisko të ketë demonstrata. Disa aktivistë të cilët nuk frikohen as nga lartësia u ngjitën në «Golden Gate Bridge» dhe vendosën disa transparente me shënime për tibetin e lirë.
Dy ditë para arrtijes së flakës olimpike në San Francisko të shtetit Kalifornia, tre demostrantë ia arritën qëllimit të protestojnë me vendosjen e transparentëve në urë për të demonstruar kështu qeverisjen kineze ndaj Tibetit dhe politikës shtypëse. Njëri nga demonstrantët mbante edhe flamurin e Tibetit. Pasi që u lëshuan nga ura ata u arratisën nga policia.
Njëri nga demostrantët u deklarua për një radio se me këtë aksion ada duan të ngritin në vëmendjen e botës rreth asaj që po ndodh në Tibet, gjë të cilën Kina me të gjitha mjetet mundohet ta fsheh.
Pas ndodhivë në Londër dhe Paris thuhet se policia e San Franciskos do të bëj çmos për të ruajtur flakën olimpike.
Pritet që një numër tejet i madh do të shoqërojnë flakën olimpike.