43 persona të vdekur nga një aksident treni

Gjatë një aksidenti të një treni në lindje të Kinës kanë humbur jetën 43 persona dhe 247 të lënduar.

Këtë ka bërë të ditur agjensioni shtetëror i lajmeve Xinhua.

Një tren i pasagjerëve i cili ishte nisur prej Qingdao për në Peking kishte dalë nga binarët dhe ishte ndeshur me një tren tjetër, siç lajmëroi Xinhua. Ka “një numër të madh të viktimave” kishin thënë disa të pranishëm në vendgjarje dhe disa mjek.

Fatkeqësia ka ndodhë në orët e mëngjesit në afërsi të qytetit Zibo në provincën Shandong. Reth 10 vagonëve ishin rrotulluar në një fushëgropë.


Tags: , ,