Aksion i bankave kryesore qëndrore kundër krizës financiare
Bankat kryesore qëndrore të botës janë bashkuar në një aksion të gjerë në përpjekje për t’iu kundërvënë krizës financiare ndërkombëtare. Vetëm Banka Qëndrore e SHBA “Federal Reserve” do të vërë në dispozicion një fond shtesë prej 200 miliardë dollarësh. Banka Qëndrore Europiane merr pjesë në aksion më një injeksion financiar prej 15 miliardë eurosh. Edhe nga Britania e Madhe, Japonia, Zvicra dhe Kanadaja pritet të vihen në dispozicion fonde të konsiderueshme. Bursat reaguan me rritje të forta kursi. Për specialistët ky aksion i bankave qëndrore është një provë më shumë se kriza financiare ende nuk ka pëfunduar dhe ka madje përmasa më të mëdha nga sa mendohej.
Thorsten Polleit, ekonomist pranë bankës britanike Barclays e sheh këtë aksion me sy kritik: “Në periudhë afatshkurtër ky injeksion likuditeti mund të ndihmojë në çtensionimin e tregjeve financiare dhe të ndalojë efektin zinxhir. Por duhet patur parasysh se hedhja e gjithnjë e më shumë parave në treg mund të rrisë ndjeshëm inflacionin gjë që do të rëndojë më pas mbi shpatullat e qytetarëve.” / Deutsche-Welle