Aktivistit kinez për të drejtat e njeriut tri vjet e gjysmë burg

Disidenti i njohur kinez Hu Jia është dënuar me tri vjet e gjysmë burg për shkak të nxitjes së veprimeve kundër shtetit kinez në fjalimet e tij kritikuese me qëllim të përmbysjes së Partisë Komuniste të Kinës, e cila është në pushtet.
34-vjeçari Jia tha se nuk e ndjen veten fajtor, derisa agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka njoftuar se ai “e ka pranuar krimin dhe fajin”, për të cilën gjë, sipas agjencisë, gjykata i ka dhënë një dënim relativisht të lehtë. Autoritetet kineze e arrestuan atë më 37 dhjetor të vitit të kaluar, por të shumtën e kohës e ka kaluar në burg shtëpiak. Jia ka qenë i njohur sidomos për aktivitetet e tij me të sëmurët nga SIDA në pjesët rurale të Kinës.


Tags: