Angelina Jolie vuan nga diabeti i shtatëzanisë

Los Angeles - Angelina Jolie si duket vuan nga sëmundje e diabetit. Si shkas i sëmundjes thuhet se është shtatëzania e saj.

Një Insider i tha gazetës britanike “The Sun”: Ajo vuan nga sëmundja e diabetit të shtatëzanisë. Është zbuluar para një muaji. Ajo viziton rregullisht një këshilltarë ushqimi. Sëmundja mjekohet siç thuhet me sport dhe dietë. Sëmundja mund të shërohet, por ekziston rreziku që të zhvillohet në diabet të tipit 2.”Ka një kohë që Brad Pitt është shumë i mërzitur për të dashurën e tij shtatëzëne. Edhe pse në muajin e pestë ajo ndjek pa ndërprerje agjendën e saj të karierës dhe nuk ndalet fare. Për këtë shkas Brad Pitt kishte angazhuar një motër medicinale për kujdesje.

Angelina dhe Brad presin të bëhen prindër të një vajzeje dhe djaloshi. Magazina amerikane “In Touch” thuhet që ka zbuluar detaje nga shtatëzania. Siç thuhet të dytë janë shumë të gëzuar pasi që munden të zbukurojnë dhomat me ngjyra të kaltërta dhe të roze. Për këto spekulime nuk janë prononsuar as Brad e as Angelina. Nëse me të vërtetë është kështu atëherë këta do të jenë prindër të gjithsejt gjashtë fëmijëve nga të cilët tre të adoptuar.


Tags: ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks