Apple ka shitur mbi 1,7 milion iPhone
Apple ka rritur netofitimin në tremujorshin e parë për 36 përqind. Përfitimi më i madh ishte shënuar nga shitje e kompjuterëve Macintosh dhe mp3 dëgjuesve iPod.
Koncerni nga Kalifornia ka rritur netofitimin për tremujorshin e parë për 36 përqind dhe ka befasuar bursën dhe analistët. Siç ka lajmëruar Apple pas mbylljes së bursës netofitimi për tremujorshin ishte 1,05 miliardë dollarë ose 1,16 dollarë për aksion. Kurse qarkullimi i përgjithshëm u rrit për 45 përqind në 7.51 miliardë.
Apple është e bazuar në tri shtylla të Mac, të iPod me Online-Shopin iTunes si dhe me iPhone. Deri në fund të marsit janë shitur 2,29 milion Mac, 51 përqind më shumë se periudhën e vitit kaluar. Te iPod rritja ishte për një përqind. Kurse numri i shitjeve të iPhonëve kishte arritur në 1,7 milion.
Analistët kishin parashikuar një qarkullim prej 6,95 miliardë dollarë. Edhe pse këto shifra ishin tejet pozitive, bursa dhe aksionistët reaguan negativisht, kështu që Aktsionet e Apple përfunduar me 161.71 dollarë.
Thuhet që aksionarët frikësohen që kriza ekonomike amerikanë do të kaplon edhe Apple