Arsenal humb shansin e fundit në luftën për kampion
Arsenal humbi lojën e raundit të 34. të premier ligës dhe me këtë humbi edhe shansin e fundit për t’u bërë kampion. Arsenal u mposht në këtë derbi nga Manchester United me rezultatin 1:2 dhe qëndrojnë me 9 pikë pas udhëheqësit të tabelës.
Konkurenti i vetëm që ndjek Manchesterin mbetet Chelsea, i cili me një fitore të hënën ndaj ekipit Wigan mund të mban diferencën prej 3 pikëve mbrapa. Prezentimi i Arsenalit në Old Trafford ishte tejet i mirë, mirëpo ata nuk ishin efikas sa duhet për të mposhtur Manchesterin. Pas disa shansave të humbura ishte Emmanuel Adebayor i cili sjelli në epërsi Arsenalin disa minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Epërsia mund të mbahej vetëm për pesë minuta, kështu që Cristiano Ronaldo shënoi nga penaltia golin e tij të 28. dhe barazoi rezultatin. Për pikën e fundit u kujdes Owen Hargreaves i cili 18 minuta para përfundimit realizoi fitoren e Manchesterit nga një gjuajtje nga distanca.