Barack Obama kandidat i demokratëve për president
Pas një gare të paparë deri më tani, kandidati zezak 46-vjeçari Obama do të kandidon për postin e kryetarit. Në historinë e amerikës Obama do të ishte kryetari i parë zezak.
Obama shpalli veten si fitues pas fitoreve të tij në parazgjedhjet në Montana dhe South Dakota, pasi që kishte arritur numrin magjik 2118, numër i cili është i nveojshëm për nominimin e tij në ditën kur vendoset kandidati. Vlerë të madhe kishte përkrahja e Obama nga superdelegatët. Clinton ende nuk ka pranuar humbjen, mirëpo ka bërë të ditur se është e gatshme edhe për postin e nënkryetares.
Obama kishte mbajt fjalim para simpatizuesve të tij në St. Paul në Minnesota. “Sot qëndroj para jush duke ju thënë se unë jam kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale.” - tha senatori.
Clinton nik dëshironte ende të prononsohet por ishte drejtuar me këto fjalë: “Ishte një fushatë e gjatë parazgjedhore, dhe sonte ende nuk do të marr ndonjë vendim”, tha Clinton para simpatizuesve të saj në New york.
Presidenti amerikan George W. Bush i kishte uruar Obamas. Që me Obaman për herë të parë qëndron një kandidat për resident me ngjyrë të zezë, është një “fitore historike”, kishte deklaruar Bush. Gjithashtu fjalë të mira kishte lëshuar edhe për Clinton për “luftën e saj energjike”, “si fushatë e paparë në historinë amerikane”.