Barcelona dhe Manchester United në gjysmëfinalen e dytë
Barcelona dhe Manchester United shfrytëzuan rastin dhe fituan kundër kundërshtarëve të tyre Schalke 04 dhe AS Roma me rezultate 1:0. Me këtë rezultat ata u kualifikuan për gjysmëfinalen e dytë.
Carlos Tevez shënoi golin e vetëm për Machester në minutën e 70. Kurse në ndeshjen tjetër ishte Touré ai i cili shënoi golin e vetëm për Barcelonën në minutën e 43.
Në gjysmëfinale do të kemi dy loja shumë interesante dhe me siguri të kualitetit të lartë. Duhet të ceken tre ekipet britanike të cilat do të luftojnë për kupen.
Gjysmëfinalet:
Liverpool - Chelsea
Barcelona - Manchester United