Beyoncé dhe Jay-Z janë martuar

Këngëtarja amerikane Beyoncé Knowles dhe i dashuri i saj raperi Jay-Z janë martuar. Festa e martesës është organizuar të shtunën në New York në rrethin e familjes dhe shoqërisë së tyre.

Këte ka deklaruar revista amerikane “People” dhe me prononsim të disa shokëve të tyre. Një vërtetim nga zëdhënësi i tyre ende nuk është bërë.

Sipas “E!online” si mysafirë të tyre janë cekur shoqet e saja nga grupi i mëhershëm Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams. Edhe artistja Gwyneth Paltrow me bashkëshortin e saj Chris Martin janë parë nga fotografë të shumtë. Festa ishte mbajtur në apartmentin e Jay-Z në lajën e New Yorkut TriBeCa.

26 vjeçarja Beyoncé dhe 38 vjeçari Jay-Z janë gjë nga viti 2002 të bashkuar dhe që atëherë rrallë janë deklaruar për lidhjen e tyre private.


Tags: , ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks