Bill dhe Hillary Clinton kanë fituar mbi 109 milionë dollarë
Clintonët fitojnë para me libra dhe fjalime. Derisa Bill Clinton me fjalimet e tija që nga viti 2000 ka fituar mbi 50 milionë dollarë, Hillary Clinton merr nga 30 000 dollarë për një faqe të librit të saj “Living History”.
Për shtatë vitet e fundit Clintonët kanë fituar shumën në vlerë prej 109 milionësh dollarë. Këto të dhëna dolën në pah nga formular tatimorë të cilët kanë plotësuar. Hillary ishte kritizuar gjatë fushatës parazgjedhore për arsye të mos paraqitjes së detajeve rreth situatës së tyre finansiare.
Siç ishte prononsuar zëdhënësi i Hillary clinton, ish-presidenti kishte fituar 51.8 milionë dollarë me fjalimet e tija, kurse 29.5 milionë nga honorari i librave.
Honoraret e gruas për librin kapin shumë prej vetëm 10.4 milionësh.
Në anën tjetër shitet librii i saj “Living History” shumë mirë kështuqë ajo fiton për çdo faqe nga 29 000 dollarë. Clintonët gjithsejt kishin paguar tatime në vlerë prej 33.8 milionë dollarësh dhe kishin ndihmuar në projekte humanitare për vlerën 10 milionshe.