BRICJAPI
Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit, ju jeni shumë ambicioz. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë se çka doni. Poashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të përgjegjshëm dhe praktik, parasegjithash të determinuar. Përderi sa ende keni gjasa nga të cilat mund të arrini sukses, ju do të jeni shumë aktiv. Jeni të kujdesshëm me të hollat dhe dini të kurseni. Asnjë projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim të mirë, ndërsa kur të filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Të tjerët në ju mund të shohin një person të ftohtë dhe të paaritshëm, mirëpo ajo është vetëm si rezultat i praktikës tuaj. në marrëdhëniet me të tjerët jeni shumë të kujdesshëm. Doni të keni gjithçka në kontroll sepse nëse u dalin gjërat nga kontrolli, keni frigë se do të keni vështirësi të mëdha.
Marrëdhëniet e Bricjapit me shenjat tjera
Bricjapi & Dashi: Pas çdo këndi të kësaj lidhje, presin argumente të shumta.
Bricjapi & Demi: Të dy duan të kenë mbështetje të sigurtë. Të dy mund ta sigurojë këtë. Ide e mirë.
Bricjapi & Binjakët: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njëri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë.
Bricjapi & Gaforrja: Dallimet në mes këtyre dyve janë shumë të vështira për t’u tejkaluar
Bricjapi & Luani: Problemet presin pas çdo dere të kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë.
Bricjapi & Virgjëresha: Një lidhje e cila premton shumë. Të dy palët tregojnë interesim ndaj njëri tjetrit dhe përputhem për mrrekulli.
Bricjapi & Peshorja: Shumë dallime në mes këtyre dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjat shumë.
Bricjapi & Akepi: Në njëri tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë.
Bricjapi & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë.
Bricjapi & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale.
Bricjapi & Ujori: ky çift mund të fillon në mënyrë të pasigurtë, mirëpo nëse pak përputhen ka gjasa të ndodhin gjëra të mrrekullueshme.
Bricjapi & Peshqit: Dallimet në mes të dyve, bëjnë që kjo të jetë një lidhje shumë kompatibile.
Karakteristikat e Bricjapit:
Elementi: Toka
Planeta: Saturni
Ngjyra: Kafe
Lulja: Karanfili
Kafsha: Cjapi
Shteti: Meksika
Metali: Alumini
Guri i Lindjes: Garneti
jam nje djal
tug ku jeni bre a jeni mir ku ju kam valla bravo ju qoft se shum te mir jeni e pershendes klasen time qe e du shum edhe i them qe jem ma te fort ma te mirt edhe nuk guxon kush me n aprek se me kini mu ktu hahahhahahahhahaha pak hajgare po pernime jem ma te mirt e pershendes loqkin teme FFFFFFFFFF
danushi_b@hotmail.com bleona qedomefol memu qet adn fol
bleona kit jeti edhe sa vjet ki
belona kait je
Une jam nga NY le ne SHqiperi , po ti moj zemer, po me pelqen me fol me ty.nuk di si te jap informata ma teper si me fol bashk n” se e merr ket mesazh, te lutem me kthe pergjigje Pershendetje.
O zemra jem po sa mir po shkrun shum pom pelqe. Te dua dhe mpuq zemer
bravo ja keni qellu veq vazhdoniii klm