Britney Spears i kthehet ekraneve televizive

Britney Spears do të paraqitet përsëri në serialin televiziv “How I Met Your Mother”. Britney Spears do të paraqitet në epizodin e datës 12. maj me rolin që edhe më herët e kishte, atë të sekretareshës Abby, ka bërë të ditur kanali televiziv CBS. “Ne jemi të gjithë të shqetësuar dhe gëzuar që Britney kthehet tek ne.”- tha producenti Craig Thomas.

Ylli i muzikës Pop ishte paraqitur edhe në një epizod të muajit mars. Ajo jo vetëm që ka marrë kritika shumë pozitive, por ka arritur të mbledhe një numër shumë të madh të shikuesve para ekraneve televizive.


Tags: , ,