Clinton fiton parazgjedhjet në Pennsylvania
Senatorja nga New Yorku Hillary Clinton ka fituar parazgjedhjet e demokratëve për kandidaturën presienciale në Pennsylvania. Pas numërimit të 75 përqind të votave ajo kishte fituar 54 përqind, kurse kontrahenti i saj Barack Obama 46 përqind. Kjo fitore i bindshme ka qenë mëse e nevojshme për ti dhënë hov luftës së mëtutjeshme. Clinton llogarit me fitore të ardhshme në shtet tjera që vijojnë.
“Fleta kthehet” ka thënë Clinton për adhuruesit e saj në Philadelphia. “Disa më kishin shlyer dhe kishin thënë t’a tërheq kandidaturën” shtoi ajo. “Populli amerikan nuk dorëzohet kurrë, dhe meriton një president i cili gjithashtu nuk dorëzohet.”
Më 6 maj do të votohet në Indiana dhe North Carolina. Derisa Obama llogaritet si favorit në north Carolina , situata në Indiana duket të jetë e hapur.
Demokratët kanë filluar të frikohen nga lufta edhe më e ashpër e Clinton dhe Obama, gjë e cila do të forconte shansat e Republikanëve për zgjedhjet përfundimtare.
Athua lufta e këtyrë mund të keqësohet edhe më tepër?!