Çmimi i naftës afër 100 dollarëve

Çmimi i naftës është rritur mbi 100 dollarë për barrel pasi një gabim teknik ka bllokuar transportin e naftës nga Iraku verior. Prodhimi në Nigeri është ndërprerë pas një sulmi militant në datën 24 shkurt. Transporti i naftës nga Kirkuk në Irakun Verior do të jetë i bllokuar deri nesër.Çmimet e naftës bruto janë rritur me 85 cent, ose 0.9% deri në 100.49$ për barrel. Dje çmimi është luhatur nga 99.64$ deri në 102.08$ për barrel. Ky është dhe çmimi maksimal i naftës që prej vitit 1983.Nigeria, eksportuesi më i madh i naftës në Afrikë, ka pësuar rënie të madhe në prodhim që pas sulmeve militante. “Mendoj se do të kemi një recesion në SHBA që mund të ndikojë të gjitha tregjet, dhe çmimet e naftës mund të bien”- tha një analist i tregjeve. /biznesi.com.al


Tags: