Diddy ia ka vurë syrin Leona Lewis
Sean “Diddy” Combs dëshiron patjetër që në albumin e tij të ardhshëm të bashkëpunon me Leona Lewis - pasi që këngëtarja e këngës “Bleeding Love” patjetër duhet të jetë e pranishme - ka deklaruar ai.
Rapperi Diddy është një adhurues i zjarrtë i këngëtares 23-vjeçare, dhe beson që një prodhim i tillë do të ishte një sukses i pashmangshëm. Për këto arsye nuk ka gjë që ate mund ta pengon për ta fituar per vete Leona Lewis. Combs: “Dëshiroj të kem këtë vajzë në albumin tim. Jam një adhurues i madh i saj. Jo vetëm që është shumë e bukur por ka edhe një zë shumë të bukur. Ka talent shumë të madh. Ajo ka zërin më të bukur që kam dëgjuar deri tani. Për albumin e fundit kisha Christina Aguilera por në të ardhmin është vetëm një emër që do të jetë, e ajo është Leona.”