Fenerbahce Istanbul befason Chelsean, Arsenal dhe Liverpool barazojnë

Ekipi turk i Fenerbahces ka arritur të rikthejë disavantazhin prej 1-0, për të fituar në fund me rezultat 2-1, në në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përballë Chelseat. Ndeshja tjetër mes dy rivalëve anglez, Arsenalit dhe Liverpoolit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Chelsea arriti të kalojë në epërsi në pjesë të parë përmes autogolit të hershëm të shënuar nga Deivid de Souza, i cili devijoi një goditje të Florent Maloudas (13’). Por turqit u rikthyen në pjesë të dytë, së pari duke barazuar përmes Kazim Richards dhe pastaj duke kaluar në epërsi me golin e Deivid de Souza (65’), i cili kësaj here preki rrjetën e duhur (81’).Në ndeshjen tjetër të së mërkurës, Liverpool ka arritur të nxjerrë një barazim mjaft të vlefshëm, 1-1, në ndeshjen përballë Arsenalit të luajtur në Emirates.
Emmanuel Adebayor solli avantazhin për topçinjtë pas 23 minutash lojë, por Dirk Kuyt arriti të barazojë tre minuta më pas (26’), pas një loje të mirë nga Steven Gerrard. Dy ekipet do të ndeshen sërish të martën e ardhshme, në Anfield, në kërkim të një vendi për në gjysmëfinale.


Tags: , ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks