Formohet komisioni për kufirin

thaqi.jpgQeveria e Kosovës formoi të enjten komisionin që do të punojë për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prishtina ishte e gatshme që të fillojë me Shkupin bisedimet për këtë çështje.Ai tha se problemi do të zgjidhej në përputhje me planin e Ahtisarit.

Në këtë plan, propozohet që autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë të formojnë komisionet e tyre, të cilat me ndërmjetësimin e NATO-s, do të bëjnë pastaj përshkrimin e kufirit kontenstues. Prishtina nuk njeh një marrëveshje të arritur në vitin 2001 ndërmjet Beogradit dhe Shkupit, me të cilën Maqedonisë i jepen 2500 hektarë tokë të Kosovës. Maqedonia e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës me shënimin e kufirit ndërmjet dy shteteve. Maqedonia e ka mirëpritur formimin e komisionit kosovar për shënimin e vijës kufitare me Maqedoninë.


Tags: , ,