Gjermanisë i mungojnë 95 000 inxhinierë
Shoqata e inxhinierëve gjerman (VDI) bënë të ditur se Gjermanisë i mungojnë rreth 95 000 inxhinierë të kualifikuar.
Numri i inxhinierëve që mungojnë është tejet më i madh se sa thuhet të jetë nga agjensioni shtetëror i punësisë. Një mungesë e tillë do të thotë humbje e madhe edhe për ekonominë gjermane, e cila nuk mund të rrit produksionet e saja për arsyen e cekur. Humbja në shifra do të ishte shtatë miliardë euro.
Edhe në vitin 2007 ishte shënuar një mungesë e 70 000 inxhinierëve, tha shefi i VDI Willi Fuchs. Kjo ishte 45 përqind më tepër se në vitin 2006. Nga mungesa e specialistëve duhet të përmenden lëmitë më kryesore të cilat vuajnë nga kjo situatë, e ato janë Elektroindustria, Industria e prodhimit të veturave dhe Industria e automatizmit.
hoja bre:D