Gjimnazisti 13-vjeçarë ka llogaritur më mirë se NASA

Në vitin 2036 një asteroid gjigant do të godas tokën me një mundshmëri prej 1:450. Këtë ka llogaritur një nxënës i një gjimnazi gjerman dhe me këtë ka sjell NASA në një pozitë të keqe.

Një ndeshje e asteroidit Apophis me tokën do të kishte përmasa biblike: Energjie e liruar nga kjo ndeshje do të ishte sa 65 000 bomba të hiroshimës, kurse pluhuri në qiell do të errësonte tokën për vite me rrallë. Nëqoftëse asteroidi 320 metra i madh do të ndeshej me oqean do të sjellte shumë Tsunami në regjionet përreth.

Astonomet shumë mirë të paguar të NASA kishin llogaritur mundësinë e ndeshjes me 1:45000. Mirëpo tani erdhi gjimnazisti Nico Marquardt i cili në punën e tij klasore llogariti se mundësia 1:450 është korrekte. Sipas llogarisë së tij ndeshja do të ndodh më 13. janar 2036.

Pasi këtij konstatimi NASA kontrolloi edhe një herë llogaritë e tyre dhe i dha të drejtë gjimnazistit. Nico në llogaritë e tija kishte kishte konsideruar edhe një ndeshje të mundshme të asteroidit me satelitët që gjenden në qiell dhe me këtë do të ndryshonte drejtimi fluturues i asteroidit drejt tokës. Nico dëshiron që më vonë të punon në NASA - nëqoftëse ata e pranojnë kuptohet.


Tags: ,