Google mbetet marka me vlerë më të lartë
Google ruan pozicionin numër një si marka me vlerë më të lartë në botë siç ka konstatuar një studjim i firmës Millward Brows. Me një vlerë prej 86 mialiardë dollarë ( 54.5 miliardë euro) mban pozicionin para firmës amerikanë General Electics (71.4 miliardë dollarë) dhe gjigantit të softwareve Microsoft (55 miliardë dollarë).
Google mbetet aq e vlefshme, pasi që çdoherë rrit spektrin e shërbimeve, ka treguar shefi i organizatës studjuese Millward Brows Gjermani, Manfred Tautscher. Në përgjithësi mund të ceket se firmat me vlerë më të lartë kanë një faktor më të lartë zhvillimi.
Për llogaritjen e vlerës janë përdorur data ekonomike si dhe janë anketuar mbi 1 milionë persona në botë.
Në mesin e 100 firmave gjinden edhe katër firma automobilistike gjermane: BMW pozicioni 17 (28 miliardë dollarë), Porsche pozicioni 28 ( 21.8 miliardë), Mercedes ( 18 miliardë) në pozicionin e 36 si dhe VW në pozicionin 96 (7.1 miliardë)