Hillary Clinton fiton parazgjedhjet në Ohio dhe Texas
Një rikthim i vrullshëm i Hillary Clinton: Senatorja nga New Yorku ka fituar parazgjedhjet e demokratëve në Ohio dhe si duket edhe në Texas. Në Texasin i cili ka një numër të madh të zgjedhësve Clinton luftoi kokë më kokë me Barack Obama.Ende nuk është vendosur fituesi nga parazgjedhjet e demokratëve. Në Ohio pas numërimit të 40 përqind të votave ka fituar ajo 57 përqind. Sipas progrnozave të mediumeve amerikanë do të kishte fituar ajo edhe në Texas.