Izraeli kremton përvjetorin e 60. të pavarësisë
Izraeli kremton sot përvjetorin e 60. të pavarësisë. Aeroplanët ushtarak do të qarkullojnë në qiell dhe marina detare do të kujdeset për një paradë. Bazat ushtarake do të mundësojnë vizitën e tyre duke hapur dyert dhe të prezentojnë armët për të interesuarit. Në bregdetin e Ashkelon afër Tel Avivit do të lëshohen nga qielli mbi 120 parashutë.
Kryeministri David Ben Gurion kishte shpalluar shtetin e ri të Izraelit më 14. Maj 1948. Një ditë më vonë përfundoi mandati oficiala britanik për Palestinën. Festat e tashme bazohen sipas kalendarit të izraelitëve.