Kina merr pozicionin e parë në internet

Kina ka kaluar SHBA me numrin e shfrytëzuesve të internetit. Siç është informuar nga qeveria nga Pekingi numri i shfrytëzuesve ka arritur në 221 milion, aq shumë sa kanë edhe SHBA.

Me këtë vazhdon zhvillimi eksploziv i përdorimit të internetit në Kinë. Që nga Gushti i vitit 2007 numri i shfrytëzuesve është rritur për 61 përqind prej 137 milion.

Edhe pse Kina ka arritur me numrin e shfrytëzuesve ata qëndrojnë mbrapa në kualitetin e produkteve të internetit- ka thënë Duncan Clark, shef i firmës BDA China. Në të kundërtën temat si e-commerce, video-sharing  shënojnë një rritje masive.

Në krahasim me numrin e popullsisë kineze, përqindja e shfrytëzuesve arrinë në 16% kurse në SHBA numri procentual arrinë në 75 përqind.


Tags: , , , ,