Kompania ajrore Eos i jep fund ekzistimit të saj

Kompania ajrore amerikane Eos ka përfunduar punën të dielën. Kompania kishte kërkuar para disa ditësh një mbrojtje nga borxhlinjtë, mirëpo pa sukses. 450 të punësuar do të humbin punën. Eos Airlines kishte filluar punën në vitin 2005 dhe ishte koncenturar për fluturime të karakterit biznes dhe pasagjerëve të pasur. Fluturimet New York dhe Londër ishin zhvilluar me një Boeing 757 të ndryshuar. Në vend të 220 pasagjerëve të cilët kanë vend në një Boeing 757 normal, aty kishin vetëm 48 pasagjerë vend. Janë servuar vera dhe shampanja. çmimet për një fluturim News York Londër ishin mes 3.500 dhe 9.000 dollarë.


Tags: ,