Konkurencë për SMS mesazhet
Konkurencë për SMS: Programet mobile dita ditës po marrin rëndësi edhe më të madhe në përditshmërinë tonë - ndër ato edhe programi Instant Messaging (MIM). Mes kësaj përdoruesi është në gjendje përmes lidhjes së internetit të dërgon mesazhe. Nëse shfrytëzuesit përdorin këtë shërbim disa herë, ata mbeten aty dhe nuk përdorin më SMS mesazhet.
Sipas anketës së bërë nga firma Global Telecoms Insight 61 përqind e përdoruesve të MIM shfrytëzojnë rregullisht këto shërbime. E-Maila dërgojnë vetëm 12 përqind të tyre nga telefonët mobil. Në Hongkong 23 përqind prej poseduesve të telefonave mobil përdorin shërbimet MIM. Kina zë vendin e dytë me 16 përqind, përcjellur nga India (15 përqind) dhe Brazili (dhjetë përqind).