Lista e ekipeve europiane
Lojërat e kampinateve nacionale ende nuk kanë përfundur kurse që tani kanë filluar luftërat rreth transferit të lojëtarëve më të mirë europian. Këto klube kanë përgatitur listat për lojëtarët që dëshirojnë të angazhojnë. Thuhet se kush dëshiron të bëhet kampion, duhet që listë ta përgatit më herët.
Ende nuk ka ardhur koha kryesore e transfereve. Dhe lojërat e fundit ende nuk kanë përfunduar se kush do të fiton kampionatet nacionale. Trasferet normalisht zhvillohet gjatë verës dhe para nesh është edhe kampionati europian. Para turneut asnjë lojëtar nuk dëshiron të vendos për të ardhmen e tij, pasiqë varësisht nga lojën që do të prezentojmë ekziston mundësia që t’iu ngritet çmimi. Megjithatë thashethemet nuk kanë të ndalur.
Në vazhdim listën e lojëtarëve të cilët qëndrojnë në agjendat e klubeve të pasura europiane:
Inter Milano dëshiron të angazhon Steven Gerrard nga FC Liverpool. Mirëpo “Reds” kanë refuzuar oferëne prej 32 milionë euro.
Transferi i Gennaro Gattuso në FC Bayern München ishte lajmëruar si i përkryer. Deri tani është e paqartë nëse Gattuos do të kalon nga AC Milan.
Mladen Petric vjen në kombinim shpesh me Juventus Torino. 20 milionë euro do ti kushtonte Juventusit kroati Petric.
Thierry Henry nuk ndihet mirë në Barcelona. Nëso ai do të kalonte edhe një herë në ishullin Britanik atëherë vetëm në Arsenal.
Para ca ditësh Real Madridi kishte habitur adhuruesit e futbollit, duke ofruar shumën prej 125 milionë euro për Cristiano Ronaldo.
Didier Drogba është pak para largimit nga Chelsea. Shpesh vërteton se dëshiron të luan me shokun e tij Eto’o në Barcelona.
Para një viti ka kaluar në Bayern dhe e gjithë europa vrapojnë pas Franck Ribéry. Ai qëndron në listën e Chelsea.
Braziliani Diego dëshiron të braktis Werder Bremen. Në FC Barcelona do të kishte mundësinë të zëvendëson Deco.
Thuhet se Roman Abramovitsch ka vendosur anash milionat e nevojshme për transferin e Messi. Chelsea me gjithë dëshirë dëshiron të angazhon argentinasin.
Kalimi nga Barcelona thuhet se veç është përkryer. AC Milan ofrojnë që një kohë të gjatë për Ronaldihno. Mor as rivali Inter nuk dorëzohet.
Luca Toni ndjehet mirë në München. Atij i mungojnë vendasit e tij italian. Në AC Milan me gjithë dëshirë do të pranonin ate.
Zlatan Ibrahimovic shënon golat e tij për Interin mirëpo Real Madridi angazhohet mjaft për ta kthyer për vete.