LUANI

luani.jpgJu jeni të sigurtë në vete dhe ndjeheni se mund të bëni çka të doni. Ua merr mendja se mund të merreni edhe me gjërat më të rëndësishme. Në fakt, ndjeheni se çdo gjë varet nga ju. pa ju asgjë nuk mund të rrjedh si duhet. Të tjerët ndoshta do të kishin pranuar të jenë të mirë, por asnjëherë nuk do ë kishin pranuar të jenë, si ju. Mbani përgjegjësi të madhe për gjërat që u rrethojnë. Për ju, asgjë nuk mund ta ketë epitetin më të lartë. Luksozi për ju ka rëndësi të njejtë sikur frymëmarrja. Keni aftësi të dramatizoni, prandaj ndonjëherë mundoheni që nëpërmjet kësaj aftësie, ta tërheqni vëmendjen e të tjerëve. Nëse nuk ka kënaqësi në atë që e bëni, ju e krijoni vetë. Jeni shumë të mirë dhe të sjellshëm me të tjerët, dhe jeni të gatshëm që t’ua falni gabimet të tjerëve shumë lehtë. Askush nuk mund të ketë shok më të mirë se ju. kënaqeni sot për sot dhe nuk e lodhni mendjen me atë se çka do të ndodh nesër. Krenaria është problemi më i madh të cilin e keni. Dini të krenoheni pa nevojë. Shpesh vuani nga një plagë emocionale dhe për shkak se jeni shumë krenar, nuk kërkoni ndihmë. Poashtu mund të mos jeni në disponim për të qenë aktiv, mirëpo nuk doni të tregoni atë. Në fund jeta nuk do të ishte aq interesante pa Luanat.

Marrëdhëniet e Luanit me shenjat tjera
Luani & Dashi: Nëse mund të gjejnë mënyrë dhe hapësirë për kompromis, kjo mund të jetë një kombinim i mrrekullueshëm.
Luani & Demi: Këta të dy do të përfundojnë duke e larguar njëri tjetrin. Ide e keqe për kombinim të këtillë.
Luani & Binjakët: Ky kombinim është i mirë dhe relaksues për të dy, prandaj kjo është një ide e mirë.
Luani & Gaforrja: Gaforrja e disponuar mund të gjejë, kënaqsi të madhe në karakterin e Luanit.
Luani & Luani: Do të jetë vështirë të gjindet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta dy mund të përputhen mirë.
Luani & Virgjëresha: Ky kombinim nuk mund të zgjatë shumë.
Luani & Peshorja: Kontolli mbi Luanin është gjëja të cilën e kërkon Peshorja.
Luani & Akrepi: Kjo fillon si nëj lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdon ashtu. Shpejtë do të vyshket.
Luani & Shigjetari: Të dy janë emocional në këtë aspekt që tregon se kjo mund të jetë një kombinim i mirë.
Luani & Bricjapi: Problemet presin pas çdo dere të kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë.
Luani & Ujori: Kjo mund të jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Luani & Peshqit: Të dy janë të fascinuar me dallimet e njëri tjetrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund të zgjatë lidhja e tyre.

Karakteristikat e Luanit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Dielli
Ngjyri: E portokajt
Lulja: Luledielli
Kafsha: Kitra
Shteti: Franca
Metali: Ari
Guri i lindjes: Margaritari


Tags: ,