Mars dëshiron të gëlltis Wrigley
Prodhuesi amerikan i çokollatës Mars dëshirë të gëlltis producentin e çamçakëzëve Wrigley. Mars ofron 23 miliard dollarë (14,7 milion euro), ka njoftuar koncerni amerikan. Për financimin e këtij projekti do të ndihmonte edhe firma Holding Berkshire Hathaway e miliarderit Warren Buffet. Buffet do të kishte marrë një pjesë të vogël të Wrigley si shpërblim për këtë ndihmë. Një fuzion i tillë do të ishte përmbyllur për gjashtë deri dymbëdhjetë muaj. Për arritur këtë duhet pëlqimi i aksionistëve dhe qeveritarëve përgjegjës.
Mars dhe Wrigley janë firma tradicionale që ekzistojnë gjatë kohë: Wrigley ishte themeluar në vitin 1891 në Chicago. Themelues i saj William Wrigley ishte shpërngulur prej Filadelfisë për CHicago me vetëm 32 dollar në xhepin e tij. Mirëpo ishte shumë entuziast dhe kishte energji marramendëse. Wrigley gjithashtu është prodhues i pijeve të fruteve dhe çamçakëzëve Orbit dhe arrinjë një qarkullim prej 5,4 miliard dollarë në vit. Mars ekziston që nga viti 1911. Ajo prodhon gjithashtu edhe Milky Way, Snickers und M&M. Edhe Uncle Ben’s Rice është produkt i shtëpisë Mars. Qarkullimi vjetor arrinë vlerën prej 22 miliard dollarë.