Me emrat Max dhe Emme pagëzohen binjakët e J. Lopez
New York - Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez dhe bashkëshorti Marc Anthony kanë pagëzuar dy binjakët e posalindur me emrat Max dhe Emme. Menaxheri i këngëtares Simon Fields ia vërtetoi këtë të premten e kaluar revistës amerikane «People». Binjakët kishin parë dritën më 22. shkurt në një klinikë në Long Island afër New Yorkut. 39-vjeçarja Lopez dhe një vjet më i riu Anthony janë të martuar që nga viti 2004. Për yllin Lopez janë këta fëmijët e parë kurse per bashkëshortin i treti dhe katërti me rradhë. /AP