Merkel dhe Sarkozy hapin panairin CeBIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetari frnacez Nicolas Sarkozy hapin sot solemnisht panairin kompjuterik CeBIT në Hannover.  Franca është partner i CeBIT-it të sivjetshëm, di cili dyert zyrtarisht do ti hapë nga e martja. Në qendër të temave do të qëndrojnë teknologjia informative me zgjidhje për ruajtjen e ambientit. Gjithashtu do të prezentohen edhe produkte të reja nga lëmia e kompjuterëve, handy-ve, elektronikës së ndryshme dhe sistemeve naviguese.

Pas ceremonive dhe fjalimeve të hapjes Merkel dhe Sarkozy do të tërhiqen për të zhvilluar bisedime bilaterale. Kohëve të fundit është spekuluar për mosmarrëveshje mes këtyre dy vendeve pasiqë Franca dyherë kishte anuluar takimet. / AFP


Tags: , ,