Microsoft i gatshëm të marrë Yahoo edhe me dhunë

Gjatë luftës për të marr mbikqyrjen ndaj firmës Yahoo, Microsoft kërcënon në rast të mospranimit të ofertës edhe me marrje të dhunshme. Është shumë me rëndësi që të dyja palët të ulen dhe të diksutojnë rreth qëllimeve të përbashkëta ka thënë shefi i Microsoftit. Udhëheqja e Microsoftit i ka dhënë Yahoo një ultimatum prej 3 javëve për të pranuar ofertën.

Ballmer është ankuar se që nga 01. Shkurti udhëheqja e Yahoo nuk ka lëvizur aspak rreth ofertës në vlerë prej 42 miliardësh dollarë. Ballmer drejtpërsëdrejti akuzoi udhëheqjen e Yahoo për moskooperim dhe mosinteres për bisedime. Gjithashtu ka sinjale që shfrytëzimi i Yahoo është duke u zvogëluar.


Tags: ,