Nadal ndalet nga Ferrero
Në master-tunrneun e Romës Rafael Nadal ka humbur befasueshëm që në raundin e dytë nga Juan Carlso Ferrero me 5:7 dhe 1:6.
Në lojën e cila zgjati 1:55 orë Nadal, i cili llogaritet si mbret në terenet me zallë, humbi këtë pas 100 fitoreve me rradhë në teren të kuq. Kështu Nadal humb lojën e parë që nga Turneu në Hamburg 2007 (atëherë humbi finalen nga Roger Federer) dhe me këtë humb 465 pika të ATP-rradhitjes.
Në Monte Carlo para dy javësh Nadal kishte fituar bindshëm (6:4 dhe 6:1) kundër vendasit të tij Ferrero.
Në setin e parë numri dy i botës nuk kishte shfrytëzuar pesë breakball dhe e humbi Breakun vendimtar derisa ishte 5:6 për në 5:7. Në setin e dytë Ferrero ia doli të fiton një Break për në 3:1. Deri sa Nadal 1:4 humbte, kishte ardhur në teren edhe ndihma mjekësore për tia shëruar këmben. Nuk ndihmoi as ky aksion.