Një ushtar australian humb jetën në Avganistan

Rebelët taliban kanë zhvilluar një luftë të ashpër me ushtarët australian, prej të cilëve njëri ka humbur jetën. Katër të tjerë ishin lënduar rëndë. Komandanti i trupave australiane bëri të dituar se ata ishin sulmuar nga një grup rebelësh në vendin Tarin Kowt me zjarr automatikësh.

Ministri australian Kevin Rudd shpjegoi , se Australia shënon edhe një ushtar i cili ka humbur jetën. Lufta kundër Talibanit është duke u bërë “më e rëndë, më e rrezikshme  dhe më e përgjakshme” tha Rudd të hënën në Canberra. Australi merr pjesë me 1000 ushtarë në Avganistan. Deri më tani kanë humbur jetën gjatë përleshjeve pesë ushtarë të tyre.


Tags: , ,