Nokia zbulon dizajnin

Pas suksesit të arritur të viteve të 90-ta, Nokia dëshiron me dizajnin e ri ti afrohet edhe konkurentëve të saj LG dhe Sony-Ericsson. Modelet e serisë 6600 dhe 3600 janë shumë bukura në pamje dhe në dorë shumë praktike.

Mobil nuk do të thotë më vetëm funksionimi por edhe dizajni dhe stili duhet të plotësojnë dëshirat e klientëve.

Një kohë të gjatë Nokia mbante vendin kryesore për çështje të funksionalitetit dhe jetës së tyre të gjatë të përdorimit. Me modelin 6600 Slide , 6600 Fold dhe  3600 Slide Nokia arrin status të lartë edhe në dizajn.

Origjinaliteti mungon pasi që shihen shenja dhe vija të dizajneve të Sony-Ericsson dhe Siemens. A janë dizajnet të inspiruar nga firma tjera  apo jo ato duket me të vërtetë të bukura.

Teknika e integruar UMTS mundëson që të fotografohet me kualitet 2-Mega-Pixel dhe fotografitë të shikohen me shoqëri. Yahoo-Go dhe Flickr mundësojnë një Upload të datave nga këto modele. Këto telefona mobil peshojnë rreth 110 gram.


Tags: , , , ,