Norman Foster zhvendoset: E gjithë Anglia hidhërohet
Me zhvendosjen e tij në Zvicër arkitekti me famë botërore Norman Foster hidhëron tërë Anglinë - tani flitet edhe për largimin e tij nga parlamenti.
Që nga shekulli 19. ekziston kështjella Château de Vincy, në mes të vreshtave zvicerane në afërsi të liqenit të Gjenevës, banimi i ri i përzgjedhur nga arkitekti Norman Foster. Punët e fundit rreth interjerit janë në fazën përfundimtare.
Në ishullin britanik kanë filluar diskusionet se ku do të paguan tatimet 72-vjeçari Foster. Anglezët e fajësojnë për ikje nga tatimi. Foster kishte grumbulluar pasurinë e tij, të vlerësuar në 500 milion franka, nga shumë punë të fituara nga punë shtetërore.
Nuk është e ndaluar që një britanik të zhvendos vendbanimin e tij dhe të paguan tatimet jashtë Anglisë, por nuk është në rregull nëse ai vazhdon të vendos në parlament mbi ligjet britanike.