Numër i vogël i votuesve italian dalin në zgjedhje

Romë - Zgjedhjet e sotme për të zgjedhur parlamentin italian ecin shumë ngadalë. Deri në orën 12.00 kishin dalë për të votuar vetëm 16 përqind e popullatës me të drejtë vote, siç është komunikuar në websajtin e ministrisë së brendshme italiane. Me këtë, numri i votuesve ishte më i ulët se ai i vitit 2006. Para dy vitësh deri në kohën e njejtë mesdite kishin dalur 17.6 përqind për të votuar.

Rreth 50 milionë votues janë ftuar të japin votën e tyrë deri të hënën pasdite. Si favorit i zgjedhjeve llogaritet anëtari konzervativ dhe mjaft i njohur Silvio Berlusconi i cili në Prill të vitit 2006 ishte shkarkuar.


Tags: ,