Obama shpall veten si fitues

Në garën për kandidaturën presidenciale, kandidati Barack Obama ka korr edhe një sukses. “Nominimi është në distancë të kapshme” tha ai para simpatizuesve të tij në Iowa.

Që nga dita e marë Obama ka rritur avantazhin e tij në numrin e delegatëve për ditën nominuese. Sipas një numërimi të CNN deri më tani ai ka arritur numrin 1627. Me këtë Obama ka përkrahje eventuale edhe të 350 superdelegatëve, të cilët lirshëm mund të votojnë për njërin apo tjetrin kandidat.

Në përgjithësi Oabamas i mungojnë rreth 50 vota për të arritur shumicën e votave prej 2026. Hillary Clinton shpreson që me ndihmën e superdelegatëve të kalon Obama, mirëpo edhe te këto ajo qëndron prapa Obamas.

E motivuar si gjithnjë Clinton deklaroi se dueli me Obama “do të vazhdon deri në votën e fundit”.


Tags: , ,