Pagesa me Handy hap horiozonte të reja
Çdo i pesti Handy do të pajiset deri në vitin 2012 me teknikë për pagesë. Për këtë Handyt duhet të jeni të pajisur me teknikën e ashtuquajtur “Near Field Communication (NFC)”. Është një lidhje valësh që funksionon në distanca të vogla. Përshëmbul nëse qëndroni para një makine blerëse, apo para automatit të parkingut, atëherë do të keni mundësinë që të paguani ato duke mbajtur afër qendrës paguese Handyn tuaj. Kjo teknologji duhet të shpërndahet edhe në më tepër lloje të Handyve mirëpo deri më tani janë vetëm disa model të pajisura me këtë. Sipas revistës “inside-handy.de” që tani poseduesit e një handy të tillë kanë mundësinë ne Frankfurt të paguajnë biletat e tyre të komunikacionit.