Patrice Evra: Respekt për Romën

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka folur për respektin që ka ndaj skuadrës së Romës, duke thënë se ata do të luftojnë për ta përmbysur humbjen prej 2-0 të cilën mbrëmë e pësuan në Stadio Olimpico.

“Kam luajtur për herë të parë në Itali në moshën 17 vjeçare dhe kjo ishte kontrata ime e parë si futbollist profesional, kështu që kam kujtime të mira nga atje dhe më pëlqen të luaj edhe pse luaj me Manchester United”, ka thënë Evra. “Zakonisht nuk luajmë mirë jashtë Old Traffordit në Champions League, mirëpo këtë ndeshje ishim të përqendruar shumë. Kemi pasur një respekt të madh për kundërshtarët. Fitorja 7-1 e vitit të kaluar ishte një rastësi. Roma është një skuadër shumë e fortë e cila e eliminoi Real Madridin. Të gjithë thonë se ne jemi kualifikuar, ndërsa unë mendoj se ende janë gjërat e hapura, pasi që Roma luan më mirë jashtë shtëpie, ndërsa në ndeshjen e kthimit do të jetë edhe Francesco Totti”. Telegrafi


Tags: , ,