Për Ronaldon nuk mjaftojnë as 120 milionë euro
Cristiano Ronaldo ka lënë pa fjalë shumë fanatikë të futbollit. Derisa shokët e tij argëtohen për arsye të fitorës së Weekendit të kaluar, Ronaldo amyzohej me të dashurën e tij të re dhe shpallet si i pablershëm - as për 120 milionë euro.
Pasi që Manchester United kishte fituar kundër Arsenalit (2:1) dhe kishin vurë gurëthemelin për të fituar kampionatin, disa lojëtarë kishin festuar me shishe Champagne në vlerë prej 20 000 siç është bërë e ditur nga revista «Sun».
Superstari Ronaldi kohën e tij kishte kaluar me të dashurën e tij të re, fotomodelen spanjole Nereida Gallardo. Gallardo do të jetë shkasi i vetëm që do të lidhë spanjollët dhe portugezët mes vete. Siç është deklaruar Alex Ferguson është e ditur se ku do të luan Ronaldo verën që vjen: «As për 120 milionë euro nuk do ta shesim atë. Dikush mund të sjell të gjitha paret e botës mirëpo ato nuk do të mjaftojnë për të blerë ate.» Manchester do t’i ofrojë të martën Ronaldos ofertën e re për vazhdimin e kontratës.