PESHORJA

peshorja.jpgJeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë të sharmit. Poashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurtë se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangja nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bënëi çdo gjë që t’a ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë. Ndonjëhrë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt të organizoheni dhe të vazhdoni me ritmin e njëjtë. Jeni fer dhe doni në çdo kohë t’i ndihmoni të tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasiqë ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gërave është më e rëndësishme se sa kursimi i të hollave.

Marrëdhëniet e Peshorës me shenjat tjera
Peshorja & Dashi: Kjo mund të jetë një lidhje e mrrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate.
Peshorja & Demi: Që të dy për një kohë shumë të shkurtë do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit.
Peshorja & Binjakët: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përpthem me idetë e njëri tjetrit, gjë që e ben këtë një lidhje stabile.
Peshorja & Gaforrja: Këta të dy janë kundërshtarë të mëdhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm problemeve.
Peshorja & Luani: Do të jetë vështirë të gjindet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta dy mund të përputhen mirë.
Peshorja & Virgjëresha: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi.
Peshorja & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka gjasa të jenë një çift i mrrekullueshëm.
Peshorja & Akrepi: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtë do të bëhet histori
Peshorja & Shigjetari: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.
Peshorja & Bricjapi: Shumë dallime në mes këtyre dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjat shumë.
Peshorja & Ujori: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do ët don të largohet.
Peshorja & Peshqit: Probleme të mëdha do të ketë në këtë lidhje. Është mirë që të shmanget.

Karakteristikat e Peshores:
Elementi: Toka
Planeta: Merkuri
Ngjyra: Hiri
Lulja: Lulebora
Kafsha: Kafshët shtëpiake
Shteti: Greqia
Metali: Bakri
Giri i lindjes: Safiri


Tags: ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks