Pole-Pozicioni i parë për BMW-Sauber

Nesër për herë të parë në historinë e Formulës 1 do të starton një veturë nga Hinwili i Zvicrës nga pozicioni i parë. Robert Kubica i siguroi BMW-Sauber vendin e parë në  garën Grand-Prix të Bahrainit.

Kurse Nick Heidfeld u pozicionua në vendin e gjashtë. Në start të sezonit në Australi Kubica kishte siguruar vendin e dytë dhe Heidfeld të pestin, pozicione të cilat ishin më të mirat në historinë e ekipit BMW-Sauber.
Kubica kishte kaluar Hamilton, kurse ky u kalua nga Felipe Massa i cili ishte 27 të njëmijtave të sekondave më i ngadalshëm se Kubica.

Sakhir. Grand Prix Bahrain. Pozicioni startues:

1 Robert Kubica (Pol), BMW-Sauber.
2 Felipe Massa (Br), Ferrari, 0,027 sekonda mbrapa.
3 Lewis Hamilton (Gb), McLaren-Mercedes.
4 Kimi Räikkönen (Fi), Ferrari.
5 Heikki Kovalainen (Fi), McLaren-Mercedes.
6 Nick Heidfeld (De), BMW-Sauber.
7 Jarno Trulli (It), Toyota.
8 Nico Rosberg (Fi/De), Williams-Toyota.
9 Jenson Button (Gb), Honda.
10 Fernando Alonso (Sp), Renault.


Tags: , , ,