Portugalia humb kundër Zvicrës, Turqia fiton kundër Cekisë

Portugalia humbi lojën e sontme nga Zvicra me rezultat 2:0. Shënues i dy golave ishte Hakan Yakin. Zvicra u prezentua me një lojë shumë të mirë. Edhe Valon Behrami u tregua nga ana më e mirë e tij. Edhe pse u lëndua ai vendosi të vazhdon lojën deri në përfundim. Edhe pse Zvicra fitoi, ata nuk kishin gjasa të kualifikohen, pasiqë kishin humbur dy lojërat e para.

Në ndeshjen tjetër të grupit A Turqia mundi Cekinë me rezultat 3:2. Cekia ishte në epërsi 2:0 kur Turqia ia doli të zvogëlon rezultatin dhe në fund të fiton.  Kjo fitore i mundësoi turqisë të kualifikohet për çerekfinale së bashku me Portugalinë.


Tags: , , , ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks