Premierë botërore në Zvicër: Njeriu raketë

Ish-piloti ushtarak Yves Rossy ka flutuar me raketën e tij për pesë minuta mbi alpet zvicerane duke prezentuar atë para një numri të madh gazetarësh.

Njeriu raketë i cili e quan veten “FusionMan” kërceu nga aeroplani i vogël nga një lartësi prej 2500 metra. Disa sekunda me vonë hapi krahët dhe shpejtoi raketën. Katër motorët e instaluar në krahët i dhanë fuqi për të arritur shpejtësi deri në 200 km në orë.

Disa herë u ngjit lartë në 2000 metra duke bërë edhe disa eksperimente deri kur ai pas disa minutave sigurtë hodhi krahët dhe u lëshua me parashut.

Pas disa minutave ai dhe krahët e tij të sigurtë aterruan në pistën e aeroportit Bex.

Ishte 24. qërshori 2004 kur Rossy prezentoi verzionin e tij për katër minuta dhe që atëherë ai nuk ndalet kontaktuar nga gazetarë të shumtë. Gjithashtu është kontaktuar edhe nga ushtarakë të cilit treguan interes për zbulimin e tij.

“Është shumë lehtë dhe pa ndonjë forcë të nevojshme” tha ai. “Për mua fluturimi është një lojë fëmijësh.”- tha Rossy.

Para një viti ai kishte thënë: “Nëse rilind edhe një herë atëherë vetëm si zog”. Të mërkurën ai përjetoi edhe pse për disa çaste iluzionin e tij.


Tags: , ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks