Red Bull në luftë me Coca-Cola
Red Bull sulmon drejtpërdrejt gjigantin Coca-Cola. Austriakët nxjerrin këto ditë në tregun zviceran një pije me emrin «Simply Cola» dhe dëshirojnë që Coca-Cola t’i marrin pjesë të tregut që posedon. Një kohë të gjatë zotëronte një marrëdhënie e mirë mes dy firmave, derikur Coca-Cola nxjerri në treg pijen energjike «Burn». Red Bull kundërsulmon tani me të njëjtën.
«Ne mendojmë se Cola mund të prodhohet edhe me substanca natyrore» dhe «Simply Cola funksionon pa ndonjë formulë të fshehur». Fjalë të rrepta nga Red Bull.
Lansimi i këtij produkti bazohet në natyroren (të thjeshtën) për atë edhe emri «Simply Cola», nuk përmban substanca konzervuese, aroma artificiale ose ngjyra. Mirëpo Coca-Cola duket të jetë e brengosur për këtë. Zëdhënesja Pia Lehmann:«Coca-Cola ka qenë çdoherë pa substanca konzervuese dhe aroma artificiale. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen.» Mirëpo receptura ka qenë çdoherë e fshehur.
Të shpresojmë në një pije të freskët.
çka mendoni ju a kishit provuar këtë pije të re?