Remi në ndeshjen gjysmëfinale Barcelona - Manchester United

Barecola mbetet për herë të parë në këtë sezon të Champions-League pa fitore si nikoqirë. Katalanët duhet të jenë të kënaqur për rezultatin baraz pas prezentimit të Manchester United me një lojë shumë defenzive.

Manchester ishte ekipi me shansat më të mira, vlen të ceket ajo pas 100 sekondave të para kur mbrojtësi argjentinas Milito preki topin me dorë, për të cilën Barcelona u ndëshkua me penalti nga referi zviceran Massimo Busacca. Mirëpo Christiano Ronaldo nuk mundi të godas rrejtën.

Barcelona ishte e angazhuar mirëpo mundësitë nuk ishin të shumta. Manchester habiti me lojën shumë defenzive ku edhe Rooney gjatë 90 minutave gjendej në mbrojtje.

Champions League, gjysmëfinale, loja e parë

Barcelona - ManU 0:0

Camp Nou. - 95 949 shikues- Refer: Busacca (zvicër).

Barcelona: Valdes; Zambrotta, Marquez, Milito, Abidal; Touré; Xavi, Deco (77. Henry); Messi (62. Bojan),

Eto’o, Iniesta.

Manchester United: Van der Saar; Hargreaves, Ferdinand, Brown, Evra; Carrick, Scholes; Rooney (76. Nani),

Park; Tevez (85. Giggs), Ronaldo.


Tags: , ,