Samsung Instinct – konkurrenca e vërtetë për iPhone?
E pranuan ata apo jo, është fakt se të gjithë prodhuesit e celularëve kanë tentuar t’i bëjnë konkurrencën iPhone-it të kompanisë Apple – ndërsa është i qartë fakti se në këtë përpjekje të gjithë kanë përjetuar mossukses total. Samsung Instinct është një prej përpjekjeve të tilla i cili megjithatë sjell pak risi.
Samsung Instinct, i cili fillimisht do të shitet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe atë nëpërmjet ofruesve të shërbimeve mobile Sprint, për herë të parë është paraqitur para disa muajsh, mirëpo tani përfundimisht është paraqitur në formën finale.
Përshtypjet e para janë shumë pozitive: pajisja ka ekran me diagonale prej 3.1 inçësh, i ndjeshëm në prekje me përgjigje të çastit (anglisht - haptic feedback), që do të thotë se ekrani në situata të caktuara reagon në prekje me vibracionme të lehta. Kjo mundësi është shumë e dobishme gjatë shkrimit në tastierën virtuale.Nga mundësitë tjera, gjendet edhe kamera me rezolucion prej dy megapikselësh (vetëm?), GPS, shfletues HTML i uebit, derisa të dhënat tjera tani për tani nuk janë të njohura.