Sexy Danica Patrick u rradhit para meshkujve
Amerikanja Danica Patrick ka fituar si femra e parë garën Indy Racing League (IRL) të mbajtur në Montegi të Japonisë.
26-vjeçarja e ekipit Adretti Green Racing fitoi garën para Helio Castronovers dhe Scott Dixon dhe kështu arriti një fitore historike në këtë motosport të dominuar nga meshkujt. Ish-modelja ia arriti të kalonte në rundin e 198 (nga gjithsejt 200) rivalin e saj Castronovers i cili kishte startuar nga pozita e parë. “Jam shumë e lumtur që funksionoi” - është prononusar fituesja Patrick. Në tabelën totale ajo mban pozitën e tretë dhe ka ambicie se do të shkon edhe më lart.