SHIGJETARI

shigjetari.jpgZakonisht jeni të buzëqeshur dhe shpesh jeni në disponim të mirë. Fakti që ju keni shumë fat dhe jeni në gjendje t’u ndihmoni të tjerëve, nuk e hidhëron askend. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse fillon gjendja negative, ose nëse u kap hija e zezë, e keni shumë vështirësi të dilni nga ajo. Nëse e vërreni ndonjë gjë që premton, pavarësisht se çka është, ju e përcillni deri në fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tërë kohën jeni në kërkime të gjërave të reja. Ju njëkohësisht jeni edhe më të këndshmit nga të gjitha shenjat. Jeni zemërgjërë dhe jeni të gatshëm në çdo kohë doni t’u ndihmoni të tjerëve. Sinqeriteti dhe humori jenë anët pozitive tuaja dhe për këtë njerëzit çdoherë u dojnë dhe admiorhen me ju. zakonisht sinqeriteti juaj i vërtetë u sjell edhe probleme, mirëpo kjo nuk u shqetëson fare. Ju vazhdoni të jeni të sinqertë.

Marrëdhëniet e Shigjetarit me shenjat tjera
Shigjetari & Dashi: Të dy palët tregojnë interesime të përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrrekulli.
Shigjetari & Demi: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavitës, do ta kenë vështirë të ngelin së bashku
Shigjetari & Binjakët: Kjo marrëdhënie fillon në mënyrë të zjarrtë, ndërsa mbaron në të njejtën mënyrë.
Shigjetari & Gaforrja: Personat në këtë kombinim më mirë përputhen si shokë se sa si partnerë.
Shigjetari & Luani: Të dy janë emocional në këtë aspekt që tregon se kjo mund të jetë një kombinim i mirë.
Shigjetari & Virgjëresha: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta duron karakterin e Shigjetarit.
Shigjetari & Peshorja: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.
Shigjetari & Akrepi: Gjëja e vetme e cila mund të rezulton nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtë.
Shigjetari & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë.
Shigjetari & Bricjapi: Këta dy mund të jenë shokë të mirë, mirëpo nuk do të jenë të suksesshëm ni çift. Ide e keqe.
Shigjetari & Ujori: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrrekullueshëm.
Shigjetari & Peshqit: Që të dy kërkojnë gjëra që asnjëri nuk mund t’i mundëson.

Karakteristikat e Shigjetarit:
Elementi: Zjarri
Planeta: JupiterI
Ngjyra: Purpur
Lulja: Narcisi
Kafsha: Kali
Shteti: Spanja
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Opali


Tags: ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks